Le të flasim

TJETRI AGENCY / PRIVATËSIA

Të dhënat e tua, me kujdes.

Kjo faqe shpjegon si trajtohen të dhënat që dërgon përmes formularit të Tjetri Agency. Për pyetje ose kërkesa lidhur me të dhënat, na kontakto në +383 44 186 955 ose info@tjetri.com.

Çfarë mbledhim dhe për çfarë?

Kur dërgon një kërkesë, marrim emrin, numrin e telefonit, emailin nëse e plotëson, shërbimin e zgjedhur dhe mesazhin. I përdorim për të të kontaktuar, për të kuptuar projektin dhe për të përgatitur një përgjigje ose ofertë.

Ruajtja dhe njoftimet

Kërkesa ruhet në server në një hapësirë private. Një njoftim me përmbajtjen e kërkesës dërgohet në info@tjetri.com për trajtim nga ekipi. Hosting dhe shërbimi i emailit përpunojnë të dhënat në kuadër të funksionimit të faqes. Mos dërgo fjalëkalime ose informacione të ndjeshme në formular.

Të dhënat teknike

Faqja përdor një cookie sesioni për funksionimin e formularit dhe mbrojtjen e tij. Për të kufizuar abuzimin, sistemi ruan një hash të adresës IP dhe informacion të shfletuesit për kërkesat e dërguara. Google Analytics është aktiv vetëm në domain-in zyrtar agency.tjetri.com për matjen e përdorimit të faqes.

Kërkesa për të dhënat

Mund të kërkosh informacion, korrigjim ose fshirje të të dhënave të kërkesës sate duke na kontaktuar në email. Kërkesat shqyrtohen nga ekipi dhe mund të kërkohet konfirmimi i identitetit për të mbrojtur informacionin tënd.

Kthehu te kontakti
WhatsApp