Tjetri Agency lidh strategjinë, dizajnin dhe teknologjinë për ta prezantuar biznesin tënd me qartësi dhe karakter.
Besojmë në komunikim të drejtpërdrejtë, punë të menduar mirë dhe një plan që i përshtatet asaj që të duhet. Nga rrjetet sociale te web-faqja, çdo pjesë ndërtohet për të punuar me tjetrën.
Po. Mund të fillojmë vetëm me rrjetet sociale, një web-faqe apo një shërbim tjetër. Nëse të duhet një prezencë e plotë, i lidhim shërbimet në një plan të përbashkët.
Çfarë përfshin mirëmbajtja e rrjeteve sociale?
Sipas planit të dakorduar, përfshin kalendarin e përmbajtjes, postimet, dizajnimet, tekste, video dhe foto profesionale, publikim, menaxhim të komunitetit dhe raportim. Sasia e postimeve dhe ditët e xhirimit përcaktohen në ofertë.
Sa kushton dhe sa zgjat një web-faqe?
Varet nga numri i faqeve, përmbajtja dhe funksionalitetet. Pasi e kuptojmë projektin, të japim një ofertë me fushëveprim, afat dhe kosto të qarta. Domain, hosting dhe mirëmbajtja sqarohen veçmas në ofertë.
A përfshihet buxheti i reklamave?
Buxheti që shpenzohet në Meta apo Google përcaktohet veçmas nga tarifa për krijimin dhe menaxhimin e fushatës. I dakordojmë të dyja para se të fillojmë.
A mund ta mirëmbani web-faqen që e kam tashmë?
Po, fillojmë me një kontroll të platformës, gjendjes teknike dhe qasjeve që ke. Pastaj propozojmë përditësimet dhe mënyrën e mirëmbajtjes që i përshtatet faqes.
Çfarë ju duhet për të filluar?
Na trego për biznesin, objektivin dhe shërbimin që kërkon. Nëse ke logo, materiale apo një faqe ekzistuese, dërgoji në hapin e parë. Qasjet e llogarive i organizojmë më pas në mënyrë të sigurt; mos dërgo fjalëkalime në formular.
06 / LE TË FLASIM
Ideja jote. Hapi ynë i radhës.
Na trego çfarë ke në mendje. Ne të ndihmojmë ta kthesh në një plan konkret.