Le të flasim

AGJENCI DIGJITALE & KREATIVE

Biznesi yt,
në tjetër
nivel.

Nga një postim që të dallon, te një web-faqe që të përfaqëson. Ndërtojmë prezencën digjitale që biznesi yt meriton.

Strategji, dizajn dhe realizim.
Të gjitha në një vend.
NGA IDEJA, NË REALIZIM
albini-market.com
Pamje reale e ballinës së Albini Market
web.social.impact.
PROJEKTE REALE. IDENTITETE TË VEÇANTA.Tjetri Agency
STRATEGJISOCIAL MEDIAWEB DESIGNBRANDINGMARKETING DIGJITAL

01 / SHËRBIMET TONA

Gjithçka që i duhet
prezencës tënde digjitale.

Dy pika të forta për të filluar.
Një ekosistem shërbimesh për të shkuar më tej.

02 / SHËRBIM KRYESOR

Krijim i web-faqeve profesionale

Një web-faqe që të përfaqëson siç duhet. Dizajn i qartë, përvojë e lehtë dhe një rrugë e thjeshtë nga vizita te kontakti.

  • Web-faqe biznesi dhe portfolio
  • Landing pages për fushata dhe oferta
  • Dyqane online dhe katalogë produktesh
  • Dizajn UI/UX dhe përshtatje për mobil
  • Formularë, rezervime dhe integrime
  • Shpejtësi, siguri dhe bazat e SEO-së
Le të flasim për web-faqen tënde

Dhe më shumë, për një prezencë të plotë.

SHËRBIME TË TJERA / 03—10
03

SEO & prezencë lokale

Ndihmojmë klientët e duhur ta gjejnë biznesin tënd në kërkim.

  • SEO teknik dhe optimizim i faqeve
  • Fjalë kyçe dhe përmbajtje për kërkim
  • Google Business Profile dhe SEO lokale
Diskuto shërbimin SEO & prezencë lokale
04

Reklama digjitale

Fushata të ndërtuara rreth audiencës, objektivit dhe buxhetit tënd.

  • Meta Ads: Facebook dhe Instagram
  • Google Ads dhe remarketing
  • Kreativa, testim dhe optimizim i fushatave
Diskuto shërbimin Reklama digjitale
05

Branding & dizajn grafik

Një identitet i dallueshëm, nga logoja te çdo pikë kontakti.

  • Logo dhe identitet vizual
  • Udhëzues i brendit dhe modele dizajni
  • Materiale promovuese digjitale dhe për print
Diskuto shërbimin Branding & dizajn grafik
06

Foto & video profesionale

Përmbajtje vizuale që tregon produktin, njerëzit dhe historinë tënde.

  • Fotografi produktesh dhe biznesi
  • Video promovuese dhe reels
  • Montazh, përpunim dhe motion graphics
Diskuto shërbimin Foto & video profesionale
07

Strategji & copywriting

Qartësi në atë që thua, kujt ia thua dhe si e ndërton komunikimin.

  • Strategji komunikimi dhe auditim digjital
  • Tekste për web, postime dhe reklama
  • Plan përmbajtjeje dhe konsulencë
Diskuto shërbimin Strategji & copywriting
08

Email & automatizime

Komunikim i dobishëm që vazhdon edhe pas vizitës së parë.

  • Newsletter dhe fushata email
  • Rrjedha automatike për klientët
  • Integrime me CRM dhe formularë
Diskuto shërbimin Email & automatizime
09

Analitikë & optimizim

Vendime të mbështetura te të dhënat dhe te sjellja e vizitorëve.

  • Google Analytics dhe Search Console
  • Matje e kërkesave dhe konvertimeve
  • Raporte dhe përmirësim i përvojës në faqe
Diskuto shërbimin Analitikë & optimizim
10

Mirëmbajtje web & mbështetje

Kujdes i vazhdueshëm që web-faqja të mbetet e përditësuar.

  • Përditësime, kopje rezervë dhe siguri
  • Përmbajtje, performancë dhe mbështetje
  • Asistencë për domain, hosting dhe email
Diskuto shërbimin Mirëmbajtje web & mbështetje

02 / KLIENTËT TANË

Biznese të ndryshme.
I njëjti përkushtim.

Njihu me klientët tanë dhe vizito
web-faqet e rrjetet e tyre sociale.

Ndërtim & punime interieri

Sutaj Trockenbau

Projekti i radhës mund të jetë i yti.

Le ta ndërtojmë bashkë

03 / PËR NE

Një partner kreativ.
Një perspektivë tjetër.

Tjetri Agency lidh strategjinë, dizajnin dhe teknologjinë për ta prezantuar biznesin tënd me qartësi dhe karakter.

Besojmë në komunikim të drejtpërdrejtë, punë të menduar mirë dhe një plan që i përshtatet asaj që të duhet. Nga rrjetet sociale te web-faqja, çdo pjesë ndërtohet për të punuar me tjetrën.

Njihemi me projektin tënd
01

Fillojmë duke dëgjuar.

Njohim biznesin, audiencën dhe objektivat e tua para se të propozojmë zgjidhjen.

02

E bëjmë të qartë.

Fushëveprimi, afati dhe kostoja dakordohen që në fillim. Ti e di çfarë po ndërtojmë.

03

Kujdesemi për vazhdimësinë.

Publikimi është një hap. Mirëmbajtja, përmbajtja dhe përmirësimi e mbajnë prezencën aktive.

04 / SI PUNOJMË

Nga “kam një ide”
te “e realizuam”.

Një proces i thjeshtë.
Komunikim në çdo hap.

  1. 01

    Njihemi

    Flasim për biznesin, nevojat dhe rezultatin që dëshiron të arrish.

  2. 02

    Planifikojmë

    Përgatisim drejtimin kreativ, ofertën dhe planin e punës.

  3. 03

    Realizojmë

    Dizajnojmë, krijojmë dhe zhvillojmë, me hapësirë për komentet e tua.

  4. 04

    Përmirësojmë

    Publikojmë, ndjekim performancën dhe planifikojmë hapat e ardhshëm.

05 / PYETJE TË SHPESHTA

Mirë të dihen.
Para se të fillojmë.

Ke diçka tjetër në mendje?
Na shkruaj

A mund të zgjedh vetëm një shërbim?

Po. Mund të fillojmë vetëm me rrjetet sociale, një web-faqe apo një shërbim tjetër. Nëse të duhet një prezencë e plotë, i lidhim shërbimet në një plan të përbashkët.

Çfarë përfshin mirëmbajtja e rrjeteve sociale?

Sipas planit të dakorduar, përfshin kalendarin e përmbajtjes, postimet, dizajnimet, tekste, video dhe foto profesionale, publikim, menaxhim të komunitetit dhe raportim. Sasia e postimeve dhe ditët e xhirimit përcaktohen në ofertë.

Sa kushton dhe sa zgjat një web-faqe?

Varet nga numri i faqeve, përmbajtja dhe funksionalitetet. Pasi e kuptojmë projektin, të japim një ofertë me fushëveprim, afat dhe kosto të qarta. Domain, hosting dhe mirëmbajtja sqarohen veçmas në ofertë.

A përfshihet buxheti i reklamave?

Buxheti që shpenzohet në Meta apo Google përcaktohet veçmas nga tarifa për krijimin dhe menaxhimin e fushatës. I dakordojmë të dyja para se të fillojmë.

A mund ta mirëmbani web-faqen që e kam tashmë?

Po, fillojmë me një kontroll të platformës, gjendjes teknike dhe qasjeve që ke. Pastaj propozojmë përditësimet dhe mënyrën e mirëmbajtjes që i përshtatet faqes.

Çfarë ju duhet për të filluar?

Na trego për biznesin, objektivin dhe shërbimin që kërkon. Nëse ke logo, materiale apo një faqe ekzistuese, dërgoji në hapin e parë. Qasjet e llogarive i organizojmë më pas në mënyrë të sigurt; mos dërgo fjalëkalime në formular.

06 / LE TË FLASIM

Ideja jote.
Hapi ynë
i radhës.

Na trego çfarë ke në mendje. Ne të ndihmojmë ta kthesh në një plan konkret.

info@tjetri.com
Një bisedë e parë, pa detyrim.
Një ofertë sipas nevojave të biznesit tënd.

Le të njihemi me biznesin tënd.

Të dhënat përdoren për t’iu përgjigjur kërkesës tënde. Lexo për privatësinë.

WhatsApp